Deputetët e rinj të PS nisin “shkollën” politike me pedagogët Xhafaj, Peleshi dhe Braçe

Në mjediset e selisë së Partisë Socialiste ka nisur Akademia Politike, ku do të trajnohen deputetët e zgjedhur të 11 Majit.
54 janë deputetët e rinj, por vetëm 31 prej tyre, që nuk janë ulur më parë në postet e nivelit të ministrave apo zëvendësministrave e kryetarëve të bashkive, do t’i bashkohen tavolinës së kësaj shkolle verore.
Lektorët e kësaj të premteje janë Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi dhe Erion Braçe.
“Të gjithë janë shumë të mirë. S’kemi një të preferuar… që nga kryeministri që ishte i pari e deri te i fundit.“
“Ata nuk janë nxënës. Janë kolegët e mi dhe siç ndodh në çdo punë tjetër, dikush që ka një eksperiencë mund t’ia transmetojë kolegëve, në mënyrë metaforike. Është kënaqësi që do të takohem me kolegët e mi, që do të ndaj katër vjet në seancë,” u shpreh z. Xhafaj.
Trajnimi i deputetëve do të jetë intensiv çdo fundjavë deri në fund të muajit korrik. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka çelur punimet e Akademisë ditën e enjte, para festës për 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. Deputetët morën leksionin e tij të parë në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog brenda Kryeministrisë.
Gazetare: Jonela Sagajeva
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



