Di Maria, ndalesa 2-orëshe dhe goleada: Benfica “masakron” Auckland

Një periudhë rezistence, pastaj kolaps. Kjo është përmbledhja e sfidës midis Benfica-s dhe Auckland City-t, e vlefshme për Grupin C të Kupës së Botës për Klube, e luajtur në Orlando dhe e mbyllur me një rezultat të jashtëzakonshëm 6-0 në favor të portugezëve. Neozelandezët i rezistuan tronditjes për pothuajse të gjithë pjesën e parë, duke arritur të përmbajnë sulmet portugeze deri në penalltinë e shndërruar në gol nga Ángel Di Maria në minutën 45’+8′, pikërisht në fund të pjesës së parë shumë të gjatë.
Ndeshja u ndërpre për më shumë se dy orë për shkak të një alarmi për motin që detyroi evakuimin e stadiumit. Pas rikthimit në fushë, në pjesën e dytë, Benfica sulmoi pa mëshirë. Festivali i golave u hap me një gol nga Vangelis Pavlidis, i ndjekur nga një gol i ish-lojtarit të Romës, Renato Sanches. Më pas Barreiro doli në skenë, duke shënuar dy gola shkatërrues. Për të mbyllur goleadën, edhe njëherë Di Maria, i cili shënoi golin e tij të dytë personal të mbrëmjes.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




