Repaj nuk bindi Martinin, Vllaznia ndërpren kontratën me mbrojtësin

Serjan Repaj nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Mbrojtësi është falenderuar nga klubi, i cili ka bërë me dije nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale për ndërprejrjen e bashkëpunimit edhe pse kishin një kontratë deri në 2027-ën.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Serjan Repaj. E falenderon atë për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë sukses në karrierën e mëtejshme. Faleminderit Serjan Repaj”, ka shkruar kubi shkodran.
Mbrojtësi u transferua në Shkodër në janar të këtij viti dhe vetëm pas 5 muajsh palët ndajnë rrugët mes tyre. Lojtari kishte kontratë me kuqeblutë deri ë qershor të vitit 2027.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




