Euro U19 për vajza në RTSH: Franca dhe Italia, gjysmëfinaliste

Sport | 1 vit më parë

Franca dhe Italia janë skuadrat e para gjysmëfinaliste të Kampionatit Europian të moshës deri në 19 vjeç në futboll për vajza, që po luhet në Poloni dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Italia është kualifikuar si e dyta e grupit A e kjo pavarësisht humbjes me Francën.

Por ajo që e ndihmoi ishte golaverazhi më i mirë se sa Polonia. Francezet kanë kaluar në avantazh në të 33’ dhe Lushimba-Bilombi. Në pjesën e dytë, Italia arrin të barazojë me Shiabikën në të 60’. Mirëpo në të 74’, Dufur, që ka lënë nga pas mbrojtjen italiane, ka befasuar portieren Beli dhe 2-1.

Në ndeshjen tjetër, Polonia fitoi me Suedinë 5-0 dhe si e tretë do të luajë në Play-off me të tretën e grupit B për të përcaktuar skuadrën e pestë të zonës Europiane në Botërorin e moshës deri në 20 vjeç. Kampionati Europian i moshës deri në 19 vjeç përfundon më 27 qershor.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme