Dortmundi vazhdon të mos shkëlqejë, por merr fitoren e parë

Ashtu si në javën e parë të ndeshjeve, Borussia Dortmund po vuan tmerrësisht në Kupën e Botës për Klube. Megjithatë, këtë herë, ndaj Mamelodi Sundowns vjen fitorja e parë për verdhezinjtë, 4-3. Afrikano-jugorët dominuan në njëzet minutat e para dhe morën epërsinë me Lucas Ribeiro (11′), pastaj dënojnë veten me gabimet e Williams dhe Mokoena.
Gjermanët arritën të vendosin barazpeshën me anë të Nmecha në minutën e 16-të, ndërsa Guirassy firmosi përmbysjen në minutën e 34-ët. Në skenën e golin ngjitet dhe blerja e re, Jobe Bellingham, i cili në fundin e pjesës së parë firmosi për 3-1.
Në pjesën e dytë, një autogol i Mudau 60’ kompleton “pokerin” e gjermanëve, por dridhen në finale pas golave të Rayners (62′) dhe Mothiba (90′).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




