Lufta me Iranin-SHBA fillon evakuimin e amerikanëve nga Izraeli

Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar evakuimin e amerikanëve nga Izraeli. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori amerikan në Izrael Mike Huckabee, i cili theksoi se ky veprim është ndërmarrë pas intensifikimit të sulmeve mes Iranit dhe Izraelit.
“Departamenti Amerikan i Shtetit ka filluar evakuimin e amerikanëve nga Izraeli”, shkroi në ‘X’ Huckabee.
Gjitashtu, Huckabee dha këshilla të përbashkëta të sigurisë, përfshirë këshillat për të mësuar vendndodhjen e strehës më të afërt të bombës ose strehimit tjetër të ngurtësuar, adresuar amerikanëve që vijojnë të ndodhen në Izrael.
Departamenti i Shtetit ka qenë duke u përgatitur për të evakuuar amerikanët nga Izraeli për disa ditë ndërsa Izraeli dhe Irani po luftojnë mes tyre dhe teksa presidenti amerikan Donald Trump po peshon përfshirjen e SHBA-së në luftën ndaj Iranit, duke i dhënë këtij të fundit 2 javë për t’u ulur në bisedime.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




