Interi gjen fitoren, përmbys Urawa-n

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Interi mundi Urawa Red Diamonds 2-1 në javën e dytë të Grupit E në Kupën e Botës për Klube, duke i dhënë trajnerit Cristian Chivu fitoren e tij të parë në stol. Në Seattle, zikaltërit duhej të prisnin deri në kohën shtesë për të rrëmbyer tri pikët në fund të një ndeshjeje që e dominuan nga fillimi deri në fund për sa i përket posedimit të topit, por pa ndonjë mundësi të shkëlqyer për të shënuar.

Uraëa mori epërsinë në minutën e 11-të me golin e shënuar nga  Watanabe. Barazoi rezultatin Lautaro Martinez në minutën e 78-të, ndërsa vetë kapiteni i zikaltërve goditi traversën në pjesën e parë. Goli i fitores, megjithatë, erdhi në minutën e 92-të dhe u shënua nga Valentin Carboni.

Në fushën e lojës nga minuta e parë ishte i pranishëm dhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani i cili u zëvendësua në minutën e 72-të pikërisht nga Valentin Carboni.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme