Sulmi amerikan mbi Iranin-Shefi i OKB-së: Rrezikojmë në një spirale hakmarrjeje pas hakmarrjeje

Botë | 1 vit më parë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar në takimin urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Irani se “ne nuk mundemi – dhe nuk duhet të heqim dorë nga paqja”.

“Bombardimi i objekteve bërthamore iraniane nga Shtetet e Bashkuara shënon një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është i paqëndrueshëm. Tani rrezikojmë të zbresim në një spirale hakmarrjeje pas hakmarrjeje”, tha Guterres.

Ai kërkoi veprime të menjëhershme dhe vendimtare për të ndaluar luftimet dhe për t’u rikthyer në “negociata serioze dhe të qëndrueshme” mbi programin bërthamor të Iranit për të gjetur një zgjidhje të verifikueshme me akses të plotë nga inspektorët bërthamorë të OKB-së dhe një rivendosje të besimit.

Duke kërkuar një rikthim në diplomaci dhe një zgjidhje paqësore, Guterres thekson të dielën se njëra rrugë çon në një luftë më të gjerë dhe tjetra në deeskalim dhe dialog.

“Ne e dimë se cila rrugë është e drejtë”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme