Rüdiger akuzon Cabral për ofendimet me sfond racist, argjentinasi mbrohet: I thash frikacak!

Ndeshja mes Real Madrid dhe Pachuka kishte gjithçka brenda madje edhe më shumë se ç’duhej. Reali mundi 3-1 meksikanët e Pachuka-s edhe pse luajti me një lojtar më pak që prej minutës së 7’ kur kryesori nga Brazili, Abatti, ndëshkoi me të kuq Asencio-n.
Në fund të duelit, kur gjithçka ishte vendosur në favor të ekipit spanjoll, të besuarit e Lozano-s rritën volumin e lojës duke vendosur në vështirësi Courtois.
Meksikanët morën zemër dhe nisën që të besonin se mund të merrnin diçka më shumë nga kjo ndeshje duke mos tërhequr këmbën për asnjë moment. Kaq mjaftoi për tu ndezur një debat i fortë mes Rudiger dhe Cabral.
Sipas gjermanit, 39-vjeçari e ofendoi duke i përmendur ngjyrën e lëkurës. Takimi u ndërpre për disa minuta pasi kryesori bëri gjestin e abuzimit racor dhe kaq mjaftoi që i gjithë stadiumi në Sharlot të ziente. Njëri prej protagonistëve të sherrit, Cabral, në fund të ndeshjes u mbrojt: ”Nuk ka lidhje me racizmin, unë i thash atij se është një frikacak me një fjalë që e përdorim shpesh në zhargonin argjentinas. Kaq ishte”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




