Spanja: BE të pezullojë marrëveshjet me Izraelin dhe të miratojë embargon e armëve

Spanja do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të pezullonte një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me Izraelin dhe të vendoste një embargo armësh ndaj vendit. Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares tha se Evropa “duhet të tregojë guxim” dhe se “koha e fjalëve dhe deklaratave ka mbaruar”.
“Ajo që do të kërkoj është veprim konkret nga Bashkimi Evropian për të siguruar që diplomacia, jo lufta, të jetë përparësia. Ose për të siguruar që gjithçka që lidhet me portofolin bërthamor iranian të trajtohet përmes negociatave dhe veprimeve në rastin e Izraelit për të ndaluar këtë luftë. Gjithçka është e lidhur. Gaza, Bregu Perëndimor, Libani, Siria, Irani – gjithçka në Lindjen e Mesme është e lidhur”, tha Albares.
Marrëveshja e Asociimit BE-Izrael, të cilën Albares tha se do të kërkonte ta pezullonte “menjëherë”, mbulon forma të ndryshme të bashkëpunimit midis dy palëve, duke përfshirë dialogun politik, lëvizjen e lirë të mallrave dhe bashkëpunimin shkencor.
Në maj, nën presionin e vendeve anëtare, BE-ja tha se do të rishikonte marrëveshjen e saj të asociimit me Izraelin për shkak të bllokadës së ndihmës humanitare në Gaza.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




