Kryepiskopi Joan dënon sulmin terrorist në kishën e Profetit Ilia në Damask

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan, ka reaguar për sulmin terrorist në Kishën e Profetit Ilia në Damask, ku gjatë Liturgjisë Hyjnore dhjetëra besimtarë të pafajshëm humbën jetën ose u plagosën.

Në një deklaratë zyrtare, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dënon këtë akt dhune, veçanërisht pasi u krye në orarin e shenjtë të lutjes.

Ai shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe mbështetjen e tij për Fortlumturinë e Tij, Patriarkun e Antiokisë dhe gjithë komunitetin Orthodhoks të Sirisë.

Në emër të Shqipërisë, Kryepiskopi bën thirrje për bashkëjetesë paqësore dhe kundër dhunës, duke theksuar se kjo është rruga e vetme drejt një të ardhmeje më të mirë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme