Përmbyllet sot cikli i provimeve të Maturës, nxënësit testohen në Lëndën me Zgjedhje

Aktualitet | 1 vit më parë

Maturantët do të ulen sërish këtë të martë (24 qershor) në bankat e shkollave për të përmbzllur ciklin e provimeve të Maturës Shtetërore.

Pas tre provimeve të dhëna, atij të Gjuhës së Huaj, Gjuhës Shqipe dhe Matematikës, nxënësit do të testohen sot për njohuritë e marra në Lëndën me Zgjedhje, e cila ka përfshin një gamë të gjerë lëndësh, sikurse: Shkencat e Natyrës: Kimi, Fizikë, Biologji, Shkencat Shoqërore: Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi dhe Sociologji dhe Ekonomia dhe Artet: Ekonomi, Histori Arti, Histori Muzike, Histori Baleti.

Nxënësit do të paraqiten në ambientet e shkollave në orën  08:00 me një mjet identifikimi me vete, kartë ID ose pasaportë, ndërsa testimi do të nisë në orën 10:00 për të vijuar për 2 orë e 30 minuta.

Nxënësit e kanë të ndaluar kategorikisht që të kenë me vete gjatë testimit telefona apo ora inteligjente.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme janë shpërndarë shumë më herët në të gjitha shkollat, duke i orientuar nxënësit për formatin dhe kërkesat e provimeve në mënyrë që ata të jenë sa më të përgatitur për provimet e Maturës. Për korrigjimin e testeve janë angazhuar më shumë se 640 mësues.

Procesi i hartimit, administrimit dhe vlerësimit të testeve është realizuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Këtë vit Ministria e Arsimit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi ndryshe.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme