Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore

Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore pas lajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se është arritur një armëpushim me Iranin.
Sipas Autoriteteve Izraelite të Areoporteve, bëhet e ditur se hapësira ajrore është ripahur pas një nate që vendi kaloi nën breshëri raketash nga Irani.
Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll për shkak të valëve të shumta të sulmeve të raketave iraniane, disa orë para se të hynte në fuqi armëpushimi, i cili është mirëpritur edhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.
Në një deklaratë zyrtare të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu thuhet se “Izraeli ka eliminuar një kërcënim të dyfishtë ekzistencial, si nga programi bërthamor iranian ashtu edhe nga raketat balistike”.
Sipas deklaratës, ushtria izraelite ka kryer sulme të rënda ndaj udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar “dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në zemër të Teheranit”.
“Izraeli ka eliminuar një kërcënim të menjëhershëm dhe të dyfishtë ekzistencial – si në fushën bërthamore ashtu edhe në fushën e raketave balistike.
Përveç kësaj, IDF ka arritur kontroll të plotë ajror mbi qiellin e Teheranit, i ka dhënë një goditje të rëndë udhëheqjes ushtarake iraniane dhe ka shkatërruar dhjetëra objektiva kyçe të regjimit në Iran. Izraeli do t’i përgjigjet me forcë çdo shkeljeje të armëpushimit”, thuhet në deklaratë.
Nga ana ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit. Ai e bëri të ditur një gjë të tillë përmes rrjetit social Truth Social, ku u bën thirrje të dyja palëve që ta respektojnë e të mos e shkelin marrëveshjen.
“Armëpushimi tani është në fuqi. Ju lutem mos e shkelni atë!”, shkruan Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




