Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, fillon të ulet çmimi i naftës
Çmimet e naftës kanë rënë në orët e para të së martës pas lajmit për një marrëveshje armëpushimi midis Iranit dhe Izraelit, e cila lehtësoi shqetësimet e investitorëve për ndërprerjet e mundshme të furnizimit me naftë.
Nafta e papërpunuar amerikane West Texas Intermediate ra me 3.7% në 65.9 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar Brent, referenca globale, ishte 3.8% më e ulët gjatë ditës në 68.8 dollarë për fuçi.
Brenda natës, presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi atë që e quajti një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit në një postim në mediet sociale.
Mediet iraniane dhe izraelite kanë thënë gjithashtu se mes tyre ka filluar një armëpushim. Por detajet e sakta janë të paqarta.
Të hënën, çmimet e naftës ranë më shumë se 7% pasi Irani nisi sulme të kufizuara me raketa në bazat amerikane në Katar.
Nafta bruto amerikane ra me 7.2% duke arritur në 68.51 dollarë për fuçi, rënia më e madhe ditore që nga fillimi i prillit dhe një nga ditët më të këqija gjatë tre viteve të fundit.
Brent u mbyll në 71.48 dollarë për fuçi, duke rënë me 7.2%, rënia më e madhe që nga gushti i vitit 2022.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




