Media mbyll sytë ndaj Palestinës, në hijen e konfliktit me Iranin. Dhuna izraelite përshkallëzohet në territoret palestineze

Botë | 1 vit më parë

Media mbyll sytë ndaj Palestinës, në hijen e konfliktit me Iranin. Dhuna izraelite përshkallëzohet në territoret palestineze

Tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit i kanë lënë territoret palestineze në plan të dytë të shqetësimeve mediatike, ndërsa gjendja në territoret palestineze po përkeqësohet ndjeshëm. Me nisjen e operacionit kundër Iranit më 13 qershor, Izraeli vendosi edhe një bllokadë totale në Bregun Perëndimor, duke kufizuar lëvizjen me pika të reja kontrolli.

Banorët e qyteteve si Nablusi, Jenini dhe Ramallahu raportojnë arrestime masive dhe sulme të vazhdueshme nga kolonët izraelitë.

Forcat izraelite kanë intensifikuar ndërhyrjet në qytete dhe kampe refugjatësh në veri të Bregut Perëndimor, duke shkatërruar qindra shtëpi. UNRËA e ka përshkruar situatën si më të rëndën që nga Intifada e Dytë.

Ndërkohë, Izraeli po zbaton një strategji të qartë për dëbimin e palestinezëve nga territoret e tyre, e mbuluar nga konflikti më i madh rajonal.

Vendimi për të krijuar 22 vendbanime të reja është kritikuar ndërkombëtarisht, por pa ndikuar në terren.

Në Gaza, situata humanitare është alarmante: miliona jetojnë në kushte të papranueshme me mungesë ushqimi dhe ilaçesh. Shpërndarja e ndihmave po shoqërohet me sulme ajrore dhe viktima të shumta, veçanërisht pranë pikave të GHF.

Pavarësisht presionit ndërkombëtar, Izraeli vazhdon operacionet ushtarake në enklavë, duke e lënë çështjen e armëpushimit me Hamasin në plan të dytë. Udhëheqësit e Hamasit nuk pranojnë kushtet izraelite, ndërsa analistët e konsiderojnë këtë një vazhdim të spastrimit të planifikuar etnik që ka rrënjë historike.

Vetëm gjatë konfliktit më pas një dyjavor Izrael –Iran, Tel Avivi vrau afro 1000 palestinezë dhe plagosi mijëra të tjerë.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve në Gaza ka arritur tashmë në mbi 56 mijë, ndërsa i të plagosurve është në mbi 100 mijë.

Gazetar: Artur Mata

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme