Ekspozita “Artizania”, artistja Natasha Çapa sjell punime të realizuara me dorë

Kulturë | 1 vit më parë

Në galerinë e bibliotekës “Thimi Mitko” në Korçë u çel ekspozita “Artizania” e artistes Natasha Çapa, e cila solli punime artizanale të frymëzuara nga tradita dhe mjeshtëria e gruas shqiptare.

Artistja tha se puna me dorë është për të një pasion i hershëm dhe një formë për të ruajtur identitetin kulturor.

“Punimet e dorës nisin si një domosdoshmëri për të punuar, më pas u bë pasion”, u shpreh artizania.

Ekspozita u prit me interes nga vizitorët që vlerësuan bukurinë dhe forcën e kësaj trashëgimie.

“Jam shumë e gëzuar që Natasha është pjesë e këtij qyteti dhe i transmeton komunitetit vlera të tilla”, tha një vizitore.

Kjo ekspozitë është një dëshmi se arti i punës së dorës jo vetëm që mbijeton, por vazhdon të frymëzojë breza të tërë.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme