Shën Gjon Pagëzori, tradita dhe turizmi bëjnë bashkë vendas e vizitorë në Orosh, Mirditë

Sociale | 1 vit më parë

Festa e Shën Gjon Pagëzorit u kthye në një ditë pelegrinazhi e kremtimi në Orosh të Mirditës. Ish-banorë e vizitorë ri sollën traditën përmes një ngjitjeje simbolike drejt Abacisë së Oroshit, sarajeve të Gjomarkajve dhe bjeshkëve të Nënshjetit.

“Oroshi ofron mundësi të shumta për të pasionuarit pas turizmit historik dhe kulturor dhe atij religjioz”, u shpreh Juian Vlashi, Drejtor i Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Mirditë.

Festimet u shoqëruan me aktivitete kulturore e fetare, duke bashkuar komunitetin e shpërndarë.

“Kjo ditë është një ditë bashkimi dhe vlerash, duke bashkuar njerëzit, mendimet dhe vlerat”, u shpreh Aleksandër Lala.

“Apeli im është për të rinjtë”, tha Dom Gjergj Meta.

“Jemi te gjithë bashkë për të promovuar zonën dhe që ky atraksion turitik të kthehet në një zonë turistike”, tha Arben Doda.

Ngjarje të tilla synojnë të rikthehen çdo vit si një formë për të ruajtur lidhjen me vendin dhe për të ringjallur këto treva.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme