Nis mbledhja e bimëve mjekësore, në Kukës të parat që mblidhen, aguliçja dhe shtogu

Sociale | 1 vit më parë

Aguliçja dhe shtogu janë dy nga bimët e para që mblidhen, duke shënuar nisjen e sezonit të grumbullimit të bimëve medicinale në Kukës një zonë që dallohet për cilësinë dhe vlerat shëndetësore të bimëve të mbledhura në bjeshkë. Gazmend Koldashi, një nga grumbulluesit që operon në Kukës, thotë se pritet të jetë një sezon i mbarë, pasi nuk mungon kërkesa nga blerësit.

“Jemi në fund të qershorit dhe vazhdojmë me produktet e sezonit siç është aguliçja e cila kishte një prodhim të kënaqshëm gjithashtu edhe ne çmimi duke e krahasuar me dy vite para, por edhe shtogu”, u shpreh Koldashi.

Më problematike paraqiten bimët që kanë mbetur stok. Ndërkohë, kërkesa e vazhdueshme nga mbledhësit dhe pikat e grumbullimit kërkon më shumë mbështetje nga institucionet përgjegjëse sidomos për pajisjen me mjete për ruajtjen dhe paketimin e bimëve.

“Produktet që i kemi stok e kemi më shumë problem të cilat vijnë nga mungesa e makinerive, pastrimit, paketimit apo të ruajtjes”, tha ai.

Në qarkun e Kukësit ndodhen rreth 120 lloje bimësh mjekësore, të cilat për shumë familje që jetojnë në njësitë administrative përbëjnë një bazë të rëndësishme ekonomike për sigurimin e jetesës.

Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme