Nis në Tepelenë edicioni i dytë “Bilbilat e Labërisë”, pjesëmarrës 20 ansamble dhe grupe popullore

Kulturë | 1 vit më parë

“Bilbilat e Labërisë” çelën mbrëmjen e djeshme edicionin e dytë të këtij festivali në qytetin e Tepelenës, ku jehuan zërat e shumëfishtë të polifonisë.

Në një atmosferë plot emocion, përfaqësues të grupeve folklorike sollën në skenë thesaret e këngës labe, duke krijuar një lidhje të ngrohtë mes brezave dhe traditës.

“Jam me grupin e Himarës dhe sot marrim pjesë me një këngë të veçantë për Qirjako Kapasin”, u shpreh një ndër përfaqësuesit e grupeve polifonik.

“Unë jam nga grupi vllah nga qyteti i Kavajës”, tha një tjetër.

Pjesë e kësaj mbrëmjeje festive ishte edhe panairi me produkte të zonës dhe ekspozita artizanale, që shtuan ngjyrat dhe shijet e vendit në këtë takim kulturor.

“Po promovojmë të gjitha produktet e zonës tonë, me kulinarin”, u shpreh një artizane.

Pjesëmarrës në këtë festival janë rreth 20 ansamble dhe grupe popullore nga te gjitha trevat e Shqipërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme