“Bilbilat e Labërisë” – Festivali dyditor në Tepelenë, një mozaik i pasur kulturor

Kulturë | 1 vit më parë

Në natën e dytë të festivalit “Bilbilat e Labërisë”, skena e Tepelenës vijoi të gumëzhinte nga tingujt polifonikë dhe emocionet e trashëgimisë sonë kulturore.

Grupet e ansambleve pjesëmarrëse sollën këngë dhe valle që pasqyrojnë shpirtin e Labërisë.

“Në përgjithësi, kënga te labi është si arma te një luftëtar. Mund të vemi në luftë pa një armë? Labi mund të vejë gjëkundi pa kënduar? Jo! Kështu që për Kolonjën, kënga labe ka qenë gjithmonë e trashëguar,” tha përfaqësuesi i njërit prej grupeve pjesëmarrëse.

Të rinjtë pjesëmarrës u shprehën se festivali i frymëzon për të ruajtur dhe përcjellë traditën tek brezat e ardhshëm.

“Kemi gati një vit që jemi formuar si grup dhe vazhdojmë të përcjellim traditat e Libohovës me këngë dhe vale popullore,” thotë një pjesëmarrëse e re.

Pas dy netëve me tinguj, emocione dhe ngjyra, edicioni i dytë i “Bilbilave të Labërisë” u mbyll mes duartrokitjeve dhe përqafimeve të publikut dhe artistëve. Ky aktivitet la pas kujtime dhe shpresën që polifonia të mbetet gjithmonë një pjesë e gjallë e identitetit tonë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme