Feta Fetai largohet Kroacia, talenti kuqezi do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Feta Fetai, ka konfirmuar largimin nga klubi kroat Lokomotiva Zagreb, duke firmosur me një ekip të panjohur për momentin në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Mesfushori i talentuar i Lokomotivës është larguar nga Zagrebi dhe pritet të vazhdojë karrierën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai i tha lamtumirë trajnerit Nikica Jelavić, shokëve të ekipit dhe punonjësve të klubit dhe shkoi në Shkup, ku vendosi të largohej për në Lindjen e Mesme pasi foli me familjen e tij. Ai luajti 55 ndeshje për Lokomotivën.
“Menaxherët e mi po kujdesen për këtë. Në thelb, kushtet e ofruara janë dukshëm më të mira financiarisht dhe nëse nuk ka komplikime, duhet të nënshkruaj një kontratë në ditët në vijim dhe të shkoj në Emiratet e Bashkuara Arabe – tha Fetai, dhe Lokomotiva duhet të marrë gjithashtu një kompensim nga transferimi i këtij lojtari premtues, i cili erdhi nga Rabotniçki dy vjet më parë për 150,000 euro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




