Evropa Jugore përfshihet nga i nxehti, temperatura deri në 42 gradë celsius

Europë | 1 vit më parë

Paralajmërime janë lëshuar në vendet në të gjithë Evropën Jugore, pasi temperaturat pritet të kalojnë 40C.

Italia, Greqia, Franca, Spanja dhe Portugalia janë ndër vendet e prekura, me qytetin spanjoll të Seviljes ku parashikohet që temperaturat të arrijnë 42C.

Ajri i nxehtë nga Afrika e Veriut, i cili po përhapet në Ballkan, po kontribuon në rritjen e temperaturave.

BBC Weather thotë se vala e të nxehtit është “shumë intensive” për këtë periudhë të vitit, me kontinentin që normalisht përjeton temperatura kaq të larta në korrik dhe në fillim të gushtit. Në Spanjë, stafi i urgjencës është vendosur në gatishmëri për t’u marrë me një rritje të rasteve të goditjes nga nxehtësia.

“Gjithmonë bëhet super nxehtë në Madrid, ajo që më befason është se sa herët po ndodh, ne jemi ende në qershor,” tha Marina, 22 vjeç.

“Ky vit është ekstrem. Vitin e kaluar, të paktën mund të dilnim në këtë orë, por tani? E pamundur,” tha Janeth, 47 vjeç.

Autoritetet italiane po këshillojnë banorët në disa qytete, duke përfshirë Romën, Milanon dhe Venecian të qëndrojnë brenda midis orës 11:00 dhe 18:00.

Franca, ndërkohë, ka përjetuar një valë të nxehti për më shumë se një javë. Paralajmërimet e nxehtësisë portokalli, paralajmërimi i dytë më i lartë i vendit, u lëshuan për rajonet jugore.

Në qytetin e Marsejës, pishinat komunale po hapen falas deri në fund të valës së të nxehtit, ndërsa në disa vende ka pasur thirrje për mbylljen e shkollave për të mbrojtur shëndetin e nxënësve.

Zjarret tashmë kanë goditur disa pjesë të Evropës, përfshirë Greqinë, ku qytetet bregdetare pranë kryeqytetit Athinë u përfshinë nga flakët që shkatërruan shtëpitë, duke i detyruar njerëzit të evakuoheshin./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme