Netanyahu thërret sot ministrat për bisedime mbi Gazën dhe marrëveshjen e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të zhvillojë bisedime mbi progresin e Izraelit në ofensivën e tij në Gaza.
Në takim do të marrë pjesë edhe ministri i mbrojtjes, Israel Katz, si dhe ministra të tjerë, ndihmës dhe oficerë të tjerë të lartë.
Kjo vjen pasi një zyrtar i lartë izraelit i tha gazetës The Times of Israel se vendi po punon aktivisht për një marrëveshje për pengjet në Gaza.
“Ka kontakte të vazhdueshme përmes vendeve ndërmjetësuese dhe ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me amerikanët”, tha zyrtari.
Kjo pasi Donald Trump bëri thirrje përsëri në mediat sociale për një marrëveshje paqeje, duke i nxitur të dyja palët të “bëjnë marrëveshjen në Gaza” dhe “të kthejnë pengjet”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




