Fitorja e PSG-së ndaj Inter Miami, Luis Enrique: Pjesa e parë ishte e shkelqyer

Një tjetër simfoni nga PSG, e cila, në raundin e 16-shes të Kupës së Botës për Klube, eliminoi Inter Miamin e Messit dhe Suarezit me një rezultat të pastër, 4-0. Trajneri spanjoll Luis Enrique nuk mund të mos jetë i kënaqur, duke dhënë këto deklarata për DAZN në fund të ndeshjes: “Mendoj se e nisëm ndeshjen pothuajse në mënyrë perfekte, krijuam shumë raste. Ishim të shkëlqyer në pjesën e parë”.
“Në pjesën e dytë, kishim më pak energji, ishte ndryshe. Por jam i lumtur. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët, mentalitetin e tyre, qëndrimin e tyre”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




