Ligji për bashkëpronësinë, masa dhe gjoba për shkelësit e përsëritur

Ekonomi | 1 vit më parë

Ligji i ri “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, mbart detyrime për bashkëpronarët dhe përcakton standardet e administrimit të ndërtesave, si dhe detyrimin për regjistrimin e aktit të bashkëpronësisë.

Në këtë mënyrë do të ketë edhe rritje të detyrimeve të banorëve për të paguar çdo muaj. Ky ligj u diskutua me Komisionin e Ekonomisë.

“Ky ligj parashikon që tarifa vendoset nga Asambleja. Gjithashtu parashikohet që për një, apo për një tjetër arsye nuk është vendosur tarifa, administratori mund të përdori atë që quhet ‘tarifë referencë’ që nxjerr bashkia.  Pra çdo bashki duhet të miratoj një çmim reference.”

Për grupet vulnerabil, tha ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, do të vijë në ndihmë bashkia .

“Përsa i përket këtyre grupeve, i jepet mundësia dhe detyra bashkive që të vlerësojnë çdo rast dhe të mbështesin si për tarifë grupet vulnerabël, ashtu dhe për mirëmbajtjet e qenësishme kur ato duhen bërë.”-theksoi Mazniku

 Kryesia ka të drejtë të autorizojë vënien në hipotekë ligjore të pasurisë së bashkëpronarit kur kjo është e domosdoshme për të siguruar pagesën e tarifës së administrimit dhe mirëmbajtjes së pashlyer për të paktën 6 muaj ose kur detyrimi i pronarit të njësisë arrin vlerën 0.5% të vlerës së njësisë mbi të cilën vendoset hipoteka.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme