Irani: Centralet tona bërthamore janë “dëmtuar seriozisht” nga sulmet amerikane

Botë | 1 vit më parë

Irani është duke vlerësuar dëmin e sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite në centralet bërthamore, megjithëse Teherani po mban hapur mundësinë e rifillimit të bisedimeve me Uashingtonin mbi programin e tij atomik.

Ky shpjegim ka ardhur nga zëdhënësja e qeverisë Fatemeh Mohajerani, ku sulmet goditën Fordon, Isfahan dhe Natanzin – centrale kyçe brenda programit bërthamor të Iranit –të cilat janë “dëmtuar seriozisht” nga sulmet amerikane.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA e Iranit citoi Mohajeranin të bënte këto komente në një konferencë për gazetarët.

Ky pranim vjen ndërsa teokracia e Iranit ka filluar ngadalë të pranojë shkallën e dëmit të shkaktuar nga lufta 12-ditore me Izraelin, ku avionët luftarakë izraelitë shkatërruan mbrojtjen ajrore të vendit dhe kryen sulme mbi Republikën Islamike.

Ndërkaq, lënia e derës hapur për bisedime me Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të tregojë se Teherani dëshiron të shmangë goditje të mëtejshme ekonomike, ndërsa një tjetër afat i sanksioneve të OKB-së po afron.

“Nuk është njoftuar asnjë datë (për bisedimet e SHBA-së) dhe ndoshta nuk është shumë shpejt, por një vendim nuk është marrë në këtë fushë”, tha Mohajerani.

Sulmet ajrore izraelite, të cilat filluan më 13 qershor, goditën radhët e larta të Gardës Revolucionare të fuqishme të Iranit dhe shënjestruan arsenalin e saj të raketave balistike.

Sulmet goditën gjithashtu vendet bërthamore të Iranit, të cilat Izraeli pretendoi se e vunë Teheranin në afërsi të një arme bërthamore.

Agjencitë e inteligjencës amerikane dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike kishin vlerësuar se Irani kishte pasur për herë të fundit një program të organizuar të armëve bërthamore në vitin 2003, megjithëse Teherani kishte pasuruar uranium deri në 60% – një hap i shkurtër teknik larg niveleve të armëve prej 90%.

Të hënën, zëdhënësi i sistemit gjyqësor iranian Asghar Jahangir bëri të ditur një numër të lartë të vdekjeve nga lufta, ku sipas tij, si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë 935 “qytetarë iranianë”, përfshirë 38 fëmijë dhe 102 gra, raportoi IRNA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme