Hasani pret kreun e Komisionit për Politikën e Jashtme të Turqisë: Të përforcojmë bashkëpunimin ekonomik, politik e tregtar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani shkruan se gjatë takimit biseduam mbi projektet e përbashkëta mes dy vendeve.
“Turqinë mike e vlerësojmë si një partner strategjik dhe aleat kyç, ndërsa mbetemi përherë të angazhuar për t’i thelluar marrëdhëniet tona dypalëshe dhe përtej”, tha Hasani.
Më tej, Hasani u shpreh se “me Oktay ndamë bashkërisht mendimin se duhet të rrisim përpjekjet e përbashkëta mes dy vendeve tona që përforcojnë bashkëpunimin ekonomik, politik e tregtar”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




