Spiropali, takim me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, u takua me Fortlumturinë e Tij, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi.
Spiropali i përsëriti Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, urimet për udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe besimtarëve ortodoksë.
“Drita e Perëndisë, kthjelltësia hyjnore dhe urtësia e Fortlumturise së Tij, Joan, na frymëzojnë për të fuqizuar përmasën shpirtërore në punët e detyrat tona të përditshme, si qytetarë, shërbyes publikë dhe politikanë.” u shpreh Spiropali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




