Enkeleid Dobi te Teuta, pritet zyrtarizimi

Teuta ka vendosur për trajnerin e ri, është Enkeleid Dobi, pritet vetëm zyrtarizimi. Prej ditësh klubi durrsak ishte në kërkim të një trajneri dhe së fundmi kishte arritur në një listë të reduktuar me emra, por në fund është zgjedhur ish-trajneri i Kukësit.
Së fundmi Dobi ka drejtuar Gornik Polkowice në Poloni, ndërsa në vitin 2022 ishte pjesë e verilindorëve. Më parë ka drejtuar dhe Widzew Lodz.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




