Drejtorët e Bashkisë së Vlorës i binden ultimatumit të kryeministrit, dorëzojnë brenda pak orësh të gjitha dorëheqjet

Politikë | 1 vit më parë

Kryeministri Edi Rama ka shfaqur sërish rezerva për menaxhimin e qytetit të Vlorës nga Bashkia, ndërsa këtë herë ka kërkuar ristrukturim total të këtij institucioni, duke përfshirë të gjitha drejtoritë.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, gazetarja e RTSH, Afrovita Hysaj, mëson se Rama ka prezantuar edhe komisionet që do të angazhohen në ristrukturim. Komisioni i parë do të kujdeset për ristrukturimin dhe mbledhjen në terren të problematikave, si dhe raportimin e tyre në Bashki çdo të hënë. Komisioni do të ketë në përbërje deputeten e sapozgjedhur Zamira Sina dhe kandidatët Evis Alushi dhe Briseida Çakërri.

Ndërsa emrat e rinj të drejtuesve do të vendosen nga një tjetër komision i përbërë nga drejtuesi politik i qarkut, Bledi Çuçi dhe Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu.

Kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu dorëheqjet e drejtorëve të drejtorive me varësi nga qendra, për të cilat është angazhuar Piro Vengu. Ky i fundit ka sqaruar se një pjesë e dorëheqjeve janë dorëzuar, ndërsa pjesa tjetër pritet në ditët në vijim.

Gjatë vizitës në Bashki, Rama ka lajmëruar gjithashtu edhe emrat e rinj për kryetarë të Partisë Socialiste për Vlorën pas largimit të Admir Malajt. Kryetar i degës së PS-së në Vlorë është emëruar ish-kandidati Klevis Kaso, ndërsa bashkëkryetare e komanduar do të jetë deputetja e sapozgjedhur Erjona Ismaili.

Drejtorët e Bashkisë së Vlorës që janë dorëhequr pas takimit të kryeministrit Rama në ambientet e kësaj bashkie:

  1. Zambak Selmanaj, Drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikës;
  2. Olsi Durrolli, Drejtor i Përgjithshëm i Ekonomisë;
  3. Dorjan Demiri, Drejtor i Përgjithshëm Juridik;
  4. Kozma Mali, Drejtor i Financave;
  5. Jovan Jaupaj, Drejtor i Aseteve;
  6. Arlinda Tepelena, Drejtore e Turizmit;
  7. Dorjan Xhelili, Drejtor NSHP;
  8. Francesko Tozaj, Drejtor i Pastrimit;
  9. Endri Rrokaj, Drejtor i Gjelbërimit;
  10. Anila Hitaj, Drejtore e Shtëpisë së Foshnjës;
  11. Irena Stasa, Drejtore e Shërbimeve Sociale pranë Bashkisë;
  12. Elida Grabova, drejtore e Shtëpisë për Personat me Probleme Mendore;
  13. Lorela Ballaj, Drejtore e Shtëpisë se Fëmijëve me Aftësi të Veçanta;
  14. Sokol Kananaj, Drejtor i Tatimeve pranë Bashkisë;
  15. Ardian Vreshtazi, Drejtor i Emergjencave Civile;
  16. Sokol Toto, Drejtor Teatri Petro Marko;
  17. Genci Demiraj, Drejtor i Pallatit të Kulturës;
  18. Laura Brinja, Drejtore e Burimeve Njerëzore;
  19. Igli Zahaj, Drejtor i IMT;
  20. Emiljano Ismalili, Drejtor i Policë Bashkiake;
  21. Elona Merkaj, Drejtore e Pallatit të Sportit.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme