FOTOT- Aksident në Gjorëm, një i plagosur rëndë dhe dy të lënduar lehtë, shoferi i dehur përfundon në pranga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Gjorëm, ku janë përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve një furgon pasagjerësh. Përplasja ka shkaktuar plagosjen e tre personave, ndërsa njëri prej drejtuesve të mjeteve është arrestuar nga policia pasi drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për RTSH-24 se si pasojë e aksidentit, dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë plagë të lehta. Ndërkohë, një pasagjer që ndodhej në furgon ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë për ndihmë të specializuar mjekësore drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore dhe ekspertët hetimorë. Pas kryerjes së veprimeve të para, blutë kanë shoqëruar në komisariat njërin prej drejtuesve të mjeteve, i cili pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar se ishte në gjendje të dehur.
Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.







