Zjarri në landfillin e Elbasanit, Berisha nga SPAK: Krim i rëndë mjedisor

Kreu i Partisë Demokratike ka përmbushur masën “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Në një deklaratë për medie pas firmosjes së procesverbalit ku faktohet paraqitja e tij në SPAK, Berisha u ndal te situata e zjarrit në landfillin e Elbasanit, që vijon prej gjashtë ditësh, duke e konsideruar si krim të rëndë mjedisor.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka bërë një sërë denoncimesh përmes eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit në lidhje me incineratorin.
“Opozita shqiptare e ka denoncuar, siç e di ti, nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit. Ka denoncuar në mënyrë të përsëritur në konferencë shtypi dhe media, z. Blendi Himçi, deputet i zgjedhur i Elbasanit. Z. Tomor Alizoti pas kthimit, se ka qenë jashtë, si kryetar politik. Në qoftë se, dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh.
I paftuar, nuk duhet t’u marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla. Vetë PD ka bërë tek institucion me dhjetëra e dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por këtu, ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore“, tha ai.
Në këtë kuadër, ai hodhi akuza kundrejt kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, për të cilin shprehet se është “peng” i kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja.
Berisha ka lexuar para gazetarëve dhe letrën që ka lënë në SPAK, ku përveç Dumanit, ndalet edhe në sulme ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
“Siç jeni informuar, për 6 ditë më radhë qytetarët e Elbasanit, pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qytetit. Ky krim i rëndë mjedisor, si krimi rëndë ciklik në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni, se i ka shpallur krime të rënda. Ky mercenar i Ramës ka vendosur institucionin, në funksion fund e krye të partisë së krimit. Të digjet fusha e plehrave në Vlorë, çdo tre muaj, të marrin vlonjatët gjer edhe dioksid, pa diskutuar efektet e mirëfillta kancoregjene, të gjitha këto nuk ekzistojnë se ky është peng i verbër i Ramës dhe Ulsi Manjës. Dedikasa që u lash aty Altin Troplinit është si vijon: Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe atyre të rënda mjedisore, këto dy të fundit kryeqeveritare, dëshmon se pas
Gjykatësja llum i drejtësisë, turp i drejtësisë, gjykatësja me 5 mbiemra, 18 muaj më parë është denoncuar si mashtruese ordinere, si njeri e shkarkuar me firmën time dhe u thoshte avokatëve: më provoni se jam shkarkuar. Dhe kur avokatët i nxorën vendimin thoshte: nuk jam Gjoka, por Maneku.
Ky llum vazhdon punën si gjykatëse duke qenë në krye të piramidës së turpit të punonjësve të sistemit gjyqësor. Thuhet se para një jave qenka hapur çështja gjyqësore për të.
Njeri që ka kryer krime të shumta dhe pas këtyre krimeve e dënuar në Greqi për vepra penale e civile, deklaroi para 2 muajsh gazetarëve se: nuk kam qenë kurrë e dënuar”, shprehet Berisha.
Masa “detyrim paraqitje” realizohet në javën e dytë dhe të tretë të çdo muaji. Berisha akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani.
Në këtë dosje janë marrë të pandehur pesë persona: ish-kryeministri, njëherësh kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, si dhe Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




