FOTOT- Forcat e Armatosura shqiptare përgatiten për garën ndërkombëtare “Cambrian Patrol 25” në Uells

Batalioni i parë i Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po vijon me intensitet përgatitjet për garën prestigjioze ndërkombëtare “Cambrian Patrol 25”, e cila do të zhvillohet në tetor në Uells të Britanisë së Madhe.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau momente nga stërvitja që po zhvillohet në Poshnje të Beratit, duke shprehur krenarinë e tij për arritjet e ushtarëve shqiptarë.
“Përmes disiplinave sfiduese si marshimi taktik, kalimi i traversave dhe pengesave ujore, topografia dhe ndihma e parë në terren, ushtarët tanë po rrisin jo vetëm aftësitë individuale, por edhe ndërveprimin me aleatët,” theksoi ministri Vengu.
“Cambrian Patrol” konsiderohet si një nga garat më sfiduese ushtarake në botë, duke testuar aftësitë fizike dhe mendore, lidershipin, punën në ekip dhe aftësinë për të operuar në kushte ekstreme. Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura Shqiptare në këtë garë demonstron angazhimin e vendit tonë për të rritur aftësitë operacionale dhe ndërveprueshmërinë me forcat aleate të NATO-s.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.
















