Vala e të nxehtit “mbërthen” Greqinë, mbyllet Akropoli

Europë | 1 vit më parë

Akropoli është mbyllur përkohësisht këtë të martë (8 korrik), ndërsa temperaturat e larta vazhdojnë në Greqi.

Vendi i njohur në kryeqytetin Athinë do mbyllet nga ora 13:00-17:00 me orën lokale, tha ministria e kulturës së vendit.

Nuk është hera e parë që nxehtësia ekstreme mbyll atraksionin popullor, pasi e njëjta gjë ndodhi edhe në qershor dhe korrikun e vitit të kaluar.

Autoritetet thanë se mbyllja ishte për “sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve” në vend, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz çdo ditë, duke arritur në 4.5 milionë në vitin 2024.

Ministria e Punës ka vendosur gjithashtu një ndalesë të detyrueshme prej 5 orësh të punës për punëtorët në natyrë midis orës 12:00-17:00.

Vala aktuale e të nxehtit do të vazhdojë deri të mërkurën, me parashikime prej 40-42C për pjesët jugore të vendit, përpara se të fillojë të bjerë të enjten.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme