Davide “braktis” baba Carlon, zyrtarizohet si trajneri i ri i Botafogos

Futboll Bota | 1 vit më parë

Davide Ancelotti është trajneri i ri i Botafogos. Pas thashethemeve të ditëve të fundit, ka mbërritur njoftimi zyrtar, me djalin e Carlos i cili ka vendosur të bëjë një hap përpara për karrierën e tij duke lënë stafin e Seleçao të babait të tij për të nisur një udhëtim solo si trajner.

Njoftimi vjen nga vetë klubi brazilian, i cili ka njoftuar nënshkrimin e tij deri në fund të sezonit 2026.

“Botafogo zyrtarizon Davide Ancelottin si trajnerin e ri të ekipit të parë. Italian, – thuhet ndër të tjera në njoftim, –  nënshkroi këtë mëngjes me klubin deri në fund të sezonit 2026. Trajneri zbarkoi në Brazil këtë mëngjes në aeroportin Galeão. Pasdite, italiani u paraqit për të filluar aktivitetet e tij. Dy asistentët mbërritën gjithashtu me trajnerin. Spanjolli Luís Tevenet dhe britaniku Andrew Mangan. Përveç tyre, trajneri fizik i përgatitjes fizike, Luca Guerra gjithashtu i bashkohet grupit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme