Debutuesi Gruda bën “heroin” për Egnatian

Egnatia e nis me fitore aventurën në Ligën e Kampioneve. Në shtëpinë e tyre, rrogozhinasit kanë arritur të marrin një fitore 1-0 përballë Breidablik me golin e shënuar nga blerja më e re, Gruda.
Rrogozhinasit kanë dominuar në lojë dhe në mundësi shënimi përballë skuadrës islandeze, madje goditën edhe traversën, por goli ka mbërritur vetëm në kohën shtesë(90’+3).
I hedhur në fushën e lojës në minutën e 77-të në vend të Lushkjes, Gruda ka shfrytëzuar në maksimum mundësinë e krijuar duke kaluar një mbrojtës për të dërguar topin në rrjetë.
Një fitore e merituar, një festë e ligjshme për rrogozhinasit, që për herë të parë luajnë në shtëpinë e tyre një ndeshje të këtij niveli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




