Tirana përforcon mesfushën me Kleandro Lleshin

Kleandro Lleshi është blerja më e re e skuadrës së Tiranës. Ish-kapiteni i Laçit në sezonin e kaluar vjen si një mesfushorë premtues në radhët e bardhebluve. Llëshi është përforcimi i katërt i skuadrës kryeqytetase, pas mesfushorit gjeorgjian, Tsotne Patsatsia, sulmuesit kamerunas Serge Tabekou dhe portierit, Angelos Tafas.
Njoftimi i klubit:
Mirësevjen KLEANDRO LLESHI!
Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Kleandro Lleshi, i cili prej sot është pjesë e ekipit tonë.
Lleshi është një mesfushor i ri dhe premtues, me aftësi të spikatura teknike dhe disiplinë taktike. Ai i bashkohet ekipit tonë me ambicie të qarta për të dhënë maksimumin në fushë dhe për të kontribuar në objektivat e klubit më të madh në vend. Me teknikën, vizionin dhe përkushtimin e tij, Kleandro premton të jetë një aset i rëndësishëm për sezonin e ri!
Përmes këtij afrimi, KF Tirana vijon të investojë në përforcimin e skuadrës dhe në ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të motivuar, që i përgjigjet kërkesave dhe traditës së klubit më të trofeshëm në vend.
I urojmë Kleandros mirëseardhje dhe suksese me fanellën bardheblu.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




