Hasani me kontingjentin e FA në Kampin “Adazi”: Krenar për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO

Aktualitet | 1 vit më parë

Gjatë vizitës zyrtare në Riga, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Igli Hasani ka zhvilluar një takim edhe me kontingjentin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Kampin “Adazi”, në Letoni.

Në pamjet e bëra publike në rrjetet sociale, ministri Hasani shkruan “Krenar për secilin prej 22 burrave dhe grave që shërbejnë me profesionalizëm dhe përkushtim – të vlerësuar nga partnerët tanë letonezë dhe përfaqësues të angazhimit të palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s dhe mbrojtjes kolektive”, shkruan Hasani.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vazhdojnë të japin kontributin e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë globale!

Prej vitesh, djemtë dhe vajzat tona janë pjesë e misioneve.  Misioni FARSH vazhdoj të jetë prej 2017 ku 22 ushtarak japin kontributin e tyre në RLF Riga, përkrah forcave aleate të NATO-s.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë, dhe 33 vite nga rivendosja e tyre. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të thelluar partneritetin me Letoninë dhe për të kontribuar në paqen dhe sigurinë në Evropë dhe më gjerë.

  • /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme