“Klasikët n’Lissus” në edicionin e 3-të, Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë kthehet në skenë artistike

Kulturë | 1 vit më parë

Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë u shndërrua në skenë të rrallë artistike, ku muzika baroke e Jean-Marie Leclair u ndërthur me solemnitetin e historisë kombëtare.

Nën interpretimin e violinistëve Melisa Figuri dhe Fabio Markolaj, publiku përjetoi një udhëtim përmes tingujve të shekujve dhe emocioneve të gjalla.

Ky koncert shënoi edicionin e tretë të ciklit “Klasikët n’Lissus”, një iniciativë kulturore që synon të sjellë muzikën klasike në hapësira historike dhe të kthejë Lezhën në një pikë referimi për evente të këtij lloji.

“Ishte shumë eksperiencë e bukur, sepse ky është një vend historik dhe muzika baroke është e vjetër,” tha violinisti Markolaj.

“Leclair si kompozitor është njeri barok, por brenda muzikës së tij ka edhe rok. Ky vend ishte i përshtatshëm, sepse mund të jetë një nga koncertet e para që është bërë këtu dhe mendoj që të gjithë duhet ta vlerësojmë,” u shpreh violinistja Figuri.

Të pranishmit e përshkruan koncertin si një freski kulturore në mes të sezonit veror, teksa arti dhe traditat u përzien me tingujt klasikë.

“Klasikët n’Lissus” po konsolidohet si një traditë e re që afron publikun me muzikën klasike dhe promovon artistët lokalë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme