Fluks në pikat kufitare me Kosovën, në Morinë mbi 22 mijë persona kanë hyrë dhe dalë gjatë 24 orëve
Tulle Nokaj, së bashku me familjen e tij dhe mikun Zymer Lulashin, kanë ardhur nga Gjakova për të pushuar në Shqipëri, një traditë kjo që vazhdon prej dekadash për ta.
Këtë verë, Tulla ka marrë me vete edhe nipin e tij që jeton në Zvicër, i cili mezi e pret stinën e verës për të shijuar plazhin shqiptar.
“Për në është bregdeti ynë me të gjitha të mirat, ndihem mirë në Velipojë, në Shëngjin dhe në Ulqin”, u shpreh ai.
Gjatë fundjavës, mbi 22 mijë persona kanë hyrë dhe dalë nga territori shqiptar, me numrin më të madh që përbëhet nga qytetarët e Kosovës.
Gazetar: Dashmir Shehu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




