Ruajtja e traditës në gëzimet familjare, çiftelia, shoqëruesja e përhershme e gëzimeve në Kukës

Kulturë | 1 vit më parë

Në Kukës, asnjë gëzim familjar nuk kalon pa tingujt e çiftelisë. Kjo vegël muzikore e lashtë është pjesë e pandarë e traditës dhe shoqëron çdo dasmë, fejesë apo festë me ritme që ngjallin emocion dhe krenari. Ajo nuk është thjesht një vegël muzikore, por një simbol i trashëgimisë kulturore.

Me dy tela dhe zemër të madhe, çiftelia shoqëron vallet, këngët dhe gëzimin e çdo familjeje kuksiane.

“Ka vendin e vet në gëzime, dasma apo miqësi”, u shpreh rapsodi Hamit Kastrati.

“Në çdo aktivitet është e pamundur të mos jetë çiftelia”, tha rapsodi Tafil Asllani.

Tingulli i saj i veçantë i bashkon njerëzit dhe i jep jetë festës, duke ruajtur gjallë frymën e zakoneve popullore si dhe duke u trashëguar brez pas brezi.

Në Kukës, çiftelia nuk çmohet nga banorët thjesht si një instrument është zëri i shpirtit të veriut.

Gazetare: Shkurte Elezaj

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme