“Abissnet Superiore” në RTSH/ FSHF konsultohet me klubet për përmirësimin e “Final 4”, ja drafti i propozuar

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Vetëm pak javë nga starti i Abissnet Superiore 2025-2026 Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur që të konsultohet me ekipet pjesëmarrëse për të ndryshuar skemën, e cila vendos edhe fituesen e kampionatit.

Formula e “Final 4” e dy sezoneve të fundit duket se ka nevojë të përmirësohet dhe ditën e sotme të ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit janë mbledhur të gjithë përfaqësuesit e skuadrave për të propozuar modifikime, të cilat do të bëjnë më tërheqës këtë fazë të kampionatit.

Kështu sipas draftit parashikohet se në përfundim të kampionatit të përgjysmimohen pikëve për katër skuadrat e para dhe aty të marrë jetë një minikampionat mes tyre në “Air Albania”. Katër ekipet do të luajnë me njëra – tjetërn (secila tre ndeshje) për të përcaktuar renditjen finale të katërshes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme