Më 16 korrik votohet qeveria e re e Ukrainës, Zelensky propozon kryeministrin e ri dhe ministrin e mbrojtjes

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nw kuadwr tw një riorganizimi të pritur të qeverisë, ka propozuar që kryeministri Denys Shmyhal të emërohet ministër i Mbrojtjes.
“Përvoja e gjerë e Denys Shmyhal padyshim do të jetë e dobishme për të si ministër i Mbrojtjes i Ukrainës”, tha Zelensky në një fjalim sonte, duke shtuar se planifikonte të emëronte Ministren e Ekonomisë, Yulia Sviridenko si kryeministre.
Denis Shmyhal, i cili u emërua kryeministër në vitin 2020, drejtoi qeverinë gjatë pandemisë së koronavirusit, përpara se të fillonte pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022. Ministri aktual i Mbrojtjes, Rustem Umerov do të bëhet ambasador në Shtetet e Bashkuara, tha presidenti ukrainas javën e kaluar.
Riorganizimi më i gjerë që nga fillimi i pushtimit rus vjen pas muajsh pengesash për forcat ukrainase në vijat e frontit, dhe një përshkallëzimi të sulmeve ajrore ruse në qytete në të gjithë vendin.
Emërimi i Denys Shmyhal do të duhet të miratohet nga parlamenti, i cili mbështeti me shumicë dërrmuese Zelensky pas pushtimit rus dhe pritet ta bëjë këtë përsëri.
Nëse parlamenti mbështet dorëheqjen e Shmyhal, qeveria jep dorëheqjen dhe ligjvënësit kanë 30 ditë kohë për të votuar për kryeministrin e ardhshëm.
Parlamenti thuhet se planifikon të votojë për shkarkimin e qeverisë aktuale më 16 korrik, ndërsa emërimet e reja të kabinetit priten të nesërmen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




