Hasani me anëtarë të Bundestagut: “Rrisim bashkëpunimin dhe avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë”

Politikë | 1 vit më parë

Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në MEPJ mes Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, z. Tilman Kuban dhe z. David Preisendanz – pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).

 Përgjatë takimit, Ministri Hasani vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera, Ministri Hasani shprehet se, “Gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëprita dialogun e hapur dhe riafirmova rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta evropiane. Presim me padurim të çojmë këtë bashkëpunim edhe më përpara.”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme