Cërrik, akuzohet se dhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçari

Policia e Cërrikut ka arrestuar mbrëmjen e sotme Kastriot Omerin, 55 vjeç, banues në lagjen Malasej, pas një denoncimi për dhunë në familje. Omeri dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, Anita Toska, 51 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së viktimës, në lagjen numër 2 të qytetit. Gazetari i RTSH-24 raporton se, sipas burimeve jo zyrtare, dhuna dyshohet të jetë ushtruar për motive të dobëta. Menjëherë pas denoncimit, autoritetet kanë lëshuar një urdhër mbrojtjeje në favor të gruas.
Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e autorit dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Autoritetet policore theksojnë rëndësinë e denoncimit të çdo forme dhune dhe garantojnë trajtimin me seriozitet dhe urgjencë të rasteve të tilla.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




