Abissnet Superiore në RTSH/ Pas konsultimit me klubet FSHF merr vendimin për të ndryshuar formulën e “Final 4”

Abissnet Superiore | 1 vit më parë

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka modifikuar formulën e “Final Four” për  “Abissnet Superiore 2025-2026”.

Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve të mbajtur pak ditë më parë në FSHF, Komiteti Ekzekutiv ka vendosur sot ta miratojë. Sipas ndryshimeve nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:

Kampionati është me 4 faza të rregullta me sistem vajtje–ardhje. Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në “Final 4”.

Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4.

Pikët në “Final 4” do të përgjysmohen, duke marrë për bazë verën më të ulët.

Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:

Java 1

Vendi 1 vs Vendi 4

Vendi 2 vs Vendi 3

Java 2

Vendi 1 vs Vendi 3

Vendi 2 vs Vendi 4

Java 3

Vendi 1 vs Vendi 2

Vendi 3 vs Vendi 4

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4. Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria.

Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”.

Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:

– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;

– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme