Trajneri i Kalju, Nikita Andrejev: Nuk më frikëson Partizani, kemi ardhur për të fituar

Trajneri i Kalju, Nikita Andrejev është shprehur në prag të ndeshjes kundër Partizanit se skuadra e tij nuk i druhet lojtarëve të kuq dhe do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Ligës së Konferencës
Edhe pse nuk shkoi përtej barzimit në ndeshjen e parë në shtëpi, Kalju synon ta fitojë sfidën e kthimit në Tiranë. Trajneri i estonezëve, Nikita Andrejev, në prag të përballjes kundër Partzianit që do të luhet në “Air Albania” të enjten në orën 20:00, u shpreh në konferencën e shtypit se nuk i druhet vendasve.
“Jam optimist për ndeshjen nesër. Ne kemi ardhur për fitore sepse synojmë kualifikimin në turin tjetër. Për Partizanin kemi krijuar një ide nga ndeshja e parë dhe e dimë sesi luan. Është një skuadër ballkanike, me lojtarë të rinj dhe që luan fort në shtëpi. Jemi të përgatitur për këtë, sespse kualifimi mund të percaktohet edhe në shtesa apo penallti dhe fusha është ajo që do të vendosë”.
Pavarësisht se në sfidën e parë, estonezët shpërdoruan disa raste, për 36-vjeçarin nuk ka asnjë zhgënjim sepse lojatërt e tij do të kenë mundsi edhe në transefrtë.
“Nuk kam asnjë keqardhje nga rezultati i ndeshjes së parë. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër ndërsa temperaturat nuk do të jenë problem. Ndeshja do të luhet në orën 20:00 dhe do të jetë normale. Sa i përket lojtarëve të Partzianit nuk është se më ra ndokush në sy”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




