Rama pret Presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i vjetër i popullit shqiptar

Politikë | 1 vit më parë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan ka mbërritur në Tiranë këtë të enjte (17 korrik), ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar  foto nga momenti i pritjes së Presidentit të Emirateve të Bashkuara në aeroport.

Rama e konsideron atë “një mik të vjetër të popullit shqiptar”.

“Mirëmëngjes dhe me ardhjen e mbarë në Shqipëri të një miku të vjetër e të gjithë të vjetër të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të tillë”, shkruan Rama.

Pas pritjes në aeroport, Rama dhe Presidenti i Emirateve të Bashkuara kanë zhvilluar një takim, teksa në fokus të bisedimeve të tyre ka qenë bashkëpunimi më i thellë mes dy vendeve në sektorë të ndryshëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme