Ndikimi i temperaturave të larta në bujqësi, specialisti: Tre vitet e fundit të vështira edhe për shkak të mungesës së reshjeve

Ekonomi | 1 vit më parë

Prej disa javësh, mungesa e reshjeve dhe temperaturat përvëluese kanë bërë që shumë kultura bujqësore të përballen me vështirësi të mëdha. Specialistët e bujqësore ne Gjirokastër  theksojnë se situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.

“Temperatura optimale për bimët është 24 deri në 26 gradë, duke  marrë parasysh që temperaturat janë dyfishi i këtyre, detyrimisht që do të ketë një ndikim të shumanshëm, si në zhvillimin e bimëve edhe në rendimet. Po ashtu janë edhe disa dëmtues që stimulohen nga këto temperatura të larta”, tha Balil Bineri, specialist i bujqësisë.

Bineri, shprehet se disa nga kulturat më të ndjeshme kanë nevojë për përkujdesje të shtuar, veçanërisht për sigurimin e lagështirës optimale të tokës në mënyrë që të mos dëmtohet prodhimi.

“Ujitja duhet të kryhet kryesisht në orët e mbrëmjes ose mëngjesit. Ujitja me shi-hedhje është rreptësishtë e ndaluar”, theksoi Bineri.

Tre vitet e fundit kanë qenë veçanërisht të vështira për sektorin e bujqësisë për shkak të mungesës së reshjeve  dhe temperaturave të larta.

Gazetare: L. Koçiu  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme