GJKKO i kthen dosjen SPAK: Sqaroni kush është viktima në çështjen “Buka”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka lënë sërish detyra Prokurorisë së Posaçme në lidhje me çështjen e njohur si “Buka”, ku është marrë i pandehur edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.
Gjykata i ka kërkuar prokurorit të çështjes, Elvin Gokaj, të saktësojë kush janë viktimat në këtë rast, shteti apo subjektet private, si dhe të vërë në dispozicion të gjitha aktet e integruara të hetimit, përfshirë deklaratat e dhëna nga të gjithë personat e pyetur.
Lidhur me dosjen “Buka”, SPAK ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezollari dhe për disa zyrtarë të Ministrisë së Financave, ndërsa në gjykim ka dërguar vetëm Ahmetajn. Për personat e tjerë të përfshirë në dosje, hetimet vijojnë dhe është dërguar një letër porosi në Austri, për të marrë informacion mbi transfertat financiare të dyshimta.
SPAK akuzon Arben Ahmetajn për “shpërdorim detyre”, duke e konsideruar përgjegjës për një dëm ekonomik prej 7 miliardë lekësh në procesin e privatizimit të fabrikës së bukës.
Nga ana tjetër, avokatët e Ahmetajt kanë kërkuar pushimin e çështjes, duke argumentuar se nuk ekziston fakt penal dhe se shteti nuk është dëmtuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




